Kina bënë thirrje që palët në Gadishullin Korean të ndalin veprimet ushtarake

Ministri i Jashtëm i Kinës, ka kërkuar që të ndalet përshkallëzimi i tensioneve në Gadishullin Korean, duke i bërë thirrje Koresë së Veriut që të suspendojë testimin e raketave bërthamore, në këmbim të ndaljes të stërvitjeve ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Wang Yi ka ofruar këtë propozim me qëllim të lehtësohet situata e tensionuar, gjatë një seance vjetore parlamentare në Kinë.

Ai ka thënë se prioritet tashmë është që të ndalin përplasjen e të dy palëve.

Këto komente vijnë një ditë pasi Pheniani lansoi katër raketa në drejtim të bazës ushtarake të SHBA-së në Japoni. SHBA, në përgjigje të këtyre veprimeve të Koresë së Veriut, njoftoi se ka nisur vendosjen e një sistemi mbrojtës raketor.

Seuli dhe Uashingtoni janë duke kryer stërvitjet vjetore ushtarake.

Ministri i jashtëm kinez tha se për të ndaluar përshkallëzimin ushtarak dhe se që të gjitha palët të kthehen në tavolinën e bisedimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button