Thaçi: Politika e BDI-së është manipulative dhe e gënjeshtrave

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi ka deklaruar se politika e BDI-së, është politikë manipulative dhe e gënjeshtrave të mëdha. Ai lidhur me qëndrimin e BDI-së për kontestimin e çdo kryetari të zgjedhur në  zgjedhjet presidenciale, kryetari i PDSH-së z.Thaçi deklaroi se Ahmeti me këtë ka treguar se është bashkëpunëtorë i Gruevskit.

“Është politikë manipulative, disa herë jam përgjigjur, është politikë e gënjeshtrave të mëdha. Ti mbajmë mend fjalët, të shohim si do të sillen në raundin e dytë. Do ti incizojmë me kamera në të gjitha vendvotimet, edhe Ali Ahmetin edhe funksionarët e tij kur ta marrin fletën të votojnë për kandidatin për president. Mendoj se vet akti i ulët i propozimit që zgjedhjet parlamentare të jenë në raundit e dytë s’ka përgjigje tjetër, ata janë kooperativë, të nënshtruar dhe bashkëpunues para Gruevskit, drejt një fenomeni shumë të qartë, dorëzimit të plotë para tij”, deklaroi Thaçi.

Thaçi sot në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim zyrtar me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Kristofer Ivon. 

U ndamë bashkërisht me një përshtypje të mirë për vendimet e fundit politike që i ka marrë PDSH-ja, tha Thaçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button