Myftiu Tërnava uron Bruçajn për zgjedhje në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, institucioneve të saja, të besimtarëve mysliman dhe në emrin e tij, e ka uruar Skënder Bruçajn me rastin e  zgjedhjes së tij në krye të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Tërnava i ka uruar shëndet, suksese e mbarësi Bruçajt në udhëheqjen e Komunitetit Mysliman Shqiptar, duke shprehur besimin se ai do ta ushtrojë atë detyrë me urtësi e devotshmëri, ashtu siç e ushtruan paraardhësit e tij, Sabri Koçi e Selim Muçaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button