SHBA: Seancë dëgjimore për zëvendësin e Sessions

Prokurori federal, Rod Rosenstein, është ballafaquar pyetjet lidhur me hetimin për ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në fushatën zgjedhore në Shtetet e Bashkuara, gjatë dëgjimit të sotëm konfirmues para një paneli të Senatit amerikan, për postin e zëvendësprokurorit të pëgjithshëm amerikan, transmeton REL.

Rosenstein, i cili prej vitit 2005 ishte prokuror i shtetit Merliand, do ta udhëheq hetimin federal, nëse konfirmohet nga Senati, pasi prokurori i përgjithshëm, Jeff Sessions, e ka përjashtuar vetveten nga kjo çështje.

Kjo tërheqje u bë pas zbulimit të dy kontakteve të padeklaruara të tij me ambasadorin rus në Uashington.

Por Rosenstein, në seancën e konfirmimit para komitetit të senatit, ka thënë se nuk sheh asnjë arsye që të përjashtojë veten nga këto hetime.

Gjatë seancës, Rostenstein është pyetur vazhdimisht – kryesisht nga demokratët- se si ai do t’i mbikëqyrë hetimet për fushatën zgjedhore dhe nëse ai do ta konsiderojë si mundësi, që për këtë çështje të merret një prokuror special.

Demokrati, senatori Richard Blumenthal specifikisht ka kërkuar që Rosenstein të tërhiqet nga mbikëqyrja e çfarëdohetimi që lidhet me ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet presidenciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button