Ademi vizitoi fabrikën e Jugohromit

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi, së bashku me zëvendësministrin Stevo Temellkovski, sot ishte për vizitë në fabrikën “Jugohrom Feroalojs” në lidhje me plotësimin e planit operativ në këtë kombinat metalurgjik për respektimin e standardeve ekologjike, respektivisht marrjes së A lejes së integruar.

Në pajtim me Ligjin për mjedis jetësor, 1 prilli këtë vit është afati kur të gjitha firmat duhet t’i plotësojnë standardet ekologjike.

“Qeveria ka vendosur të mos ketë vazhdim të afatit për plotësimin e standardeve ekologjike. Megjithatë, kompanive u mbetet mundësia që vetë të kërkojnë vazhdim të afatit për pjesë të caktuar edhe atë për periudhë të shkurtër. Por, vendimi nëse do të lejohet kjo nuk është në kompetencën time, ata kanë kompetencë të Qeverisë. Sa i përket “Jugohrom”, ata kanë zbatuar rreth 14 masa, ndërsa së bashku me komunën do të punojnë në pastrimin e ujërave komunale dhe ndërtimin e stacionit filtrues. Si problem kryesor mbetet vendosja e sistemit për filtrimin e pluhurit nga gazrat e dëmshme nga impianti, si dhe 5 masa të tjera që varen nga ai”, deklaroi Ademi.

Sipas tij, nga “Jugohrom” tani më është angazhuar firmë që do të punojë në projekt për filtrimin e pluhurit, ndërsa Ministria do të vazhdojë jo me presion, por me kontakte të përditshme dhe të vazhdueshme me të gjitha firmat që t’i përfundojnë punët e nevojshme për respektimin e standardeve ekologjike.

Ademi përmendi se nga metalurgjia përveç “Jugorhom” dhe “Makstil” nuk i ka plotësuar të gjitha standardet, ndërsa afati maksimal për të cilin mund të arrihet prolongim për pjesë të caktuara nga aktivitetetet dhe masat është 5 vjet.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të “Jugohrom Feroalojs”, Branisllav Gjurqeviq potësimi i standardeve ekologjike është punë e rëndësishme për fabrikën.

Gjatë mbledhjes së sotme nga ana e udhëheqësisë së fabrikës  janë pezantuar të gjitha masat që ata i ndërmarrin konform dispozitave ligjore për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe monitorimit që e kryejnë në cilësinë e ajrit dhe ujërat si dhe menaxhimi me mbeturinat.

“Jugohrom Feroalojs” momentalisht punon me të gjithë shtatë furrat e kyçura dhe me rreth 1200 të punësuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button