Dorëhiqet kryetarja e Penales, Mihajllova

Është dorëhequr gjykatësja Tatjana Mihajllova e cila kryente funksionin e ushtruesit të detyrës të kryetares së Gjykatës Themelore Shkupi 1. Arsyet e dorëheqjen ende janë të panjohura.

Përfaqësues të Gjykatës Penale të kontaktuar nga Alsat as nuk e kanë pohuar por as nuk e kanë përgënjeshtruar dorëheqjen e Mihajllovës. Nga Penalja thonë se të gjitha përgjigjet mund të merren në Këshillin Gjyqësor, kryetari i të cilit është i pakapshëm për mediat.

Mihajllova ushtronte funksionin e ushtruesit të detyrës së kryetares së Gjykatës Penale, pasiqë ish kreut Vlladimir Pançеvski i skadoi mandati në 4 dhjetor të vitit të kaluar, por i njëjti sërish kandidon për pozitën e njëjtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button