fbpx

Guardiola: Të mos lejojmë Arsenalin të mbajë topin

Trajneri spanjoll i Bayernit, Pep Guardiola këmbëngul se skuadra e tij nuk e ka siguruar ende kualifikimin për në fazën tjetër të Champions League dhe ai kërkon një tjetër fitore nga djelmoshat e tij përballë Arsenalit.

“Nuk duhet që të lejojmë Arsenalin të mbajë topin pasi atëherë do të kemi shumë probleme. Ata janë një skuadër me kualitete sepse çdo lojtar zotëron cilësi të mëdha teknike si Cazorla, Ozil, Rosicky apo Arteta”.

“Prandaj unë dua që skuadra ime të këmbëngulë për ta qarkulluar sa më shumë topin dhe të jetë agresivë”, tha Guardiola.

Tekniku spanjoll deri më tani nuk e din se çfarë shije ka humbja në kampionatin gjerman./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button