Në tremujorin e katërt të vitit 2016, ekonomia greke është zvogëluar për më shumë se nga e pritura

Në tremujorin e fundi të vitit 2016 ekonomia greke është zvogëluar më shumë nga të dhënat e para të publikuara, kumtoi sot shërbimi statistikor grek, cituar nga mediat amerikane.

Shërbimi statistikor grek informoi se në periudhën tetor-dhjetor, prodhimtaria është zvogëluar për 1,2 për qind në lidhje me tremujorin paraprak. Vlerësimi paraprak ishte se do të ketë ulje prej 0,4 për qind.

Punonjësit statistikorë saktësojnë se të dhënat e rishqyrtuara kanë të bëjnë me treguesit e rinj, me të cilët ata nuk kanë disponuar në momentin e përgatitjes së vlerësimit paraprak.

Ulja gjatë tremujorit të katërt vjen pas rritjes së thjeshtë prej 0,3 për qind dhe 0,6 për qind në tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit 2016, vërejnë mediat amerikane. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button