PRSD: Në vend të “Mercedes” dhe “Ikarbus” Gruevski na solli autobus kinez

Patriotizmi ekonomik i Gruevskit dhe qeveria e tij edhe një herë vërtetoi se ekziston vetëm  në reklamat e shtrenjta të Qeverisë dhe në interesat e biznesit dhe ato familjare, thonë nga PRSD-ja.

Sipas partisë, se si vërtet duhet një shtet nëpërmjet tërheqjes së investimeve të jashtme na tregoi fqiu jonë verior-Serbia.

„Para disa ditëve opinioni serb, kishte mundësi të shoh autobusin e parë të bërë nga “Mercedes” dhe “Ikarbus”, me çka Serbia ka fituar një kapacitet prodhues për autobus më bashkëkohor. Gjë që mund të ndodhte edhe në Maqedoni, por Gruevski nuk lejoi”, vlerësojnë nga partia e Tito Petkovskit.

“Është e dukshme se Gruevski për disa arsye s’kishte interes të mundësojë një investim të këtillë. Nëse me nënshkrimin  Gruevskit dhe Stavrevskit nuk mbylleshte fabrika e autobusëve “11 Tetori” atëherë “Mercedes” do të bëheshte partner e firmës tonë dhe nuk do të merrnim autobus nga Kina”, thonë nga PRSD.

Lajme të ngjashme

Back to top button