Iraku kërkoi kthimin e Sirisë në Ligën Arabe

Shefi i diplomacisë irakiane Ibrahim al Xhafari sot kërkoi rinovimin e anëtarësimit të Sirisë në Ligën Arabe.

“Në këtë sallë duhet që të jenë të pranishëm të gjithë partnerët arabë, që të mund të dëgjojmë dhe të na dëgjojnë”, theksoi Xhafari në takim me ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare të Ligës Arabe, që u mbajt në Kajro.

Takimi pritet disa javë para takimit vjetor të Ligës Arabe, organizatori i të cilit do të jetë Jordani.

Anëtarësimi i Sirisë në Ligën Arabe u bllokua në nëntor të vitit 2011 pasi që monarkët sunitë nga rajoni i Gjirit Persik  të mbetet pas forcave siriane opozitare që janë kundër presidentit Bashar al Asad.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button