Vuçiq ankohet pse nuk u intonua himni i Serbisë gjatë vizitës së Nishanit në Luginë

Askujt nuk do t’i lejojmë që të ëndërrojë ëndrra në llogari të territorit tonë dhe interesave vitale të vendit tonë, ka thënë të martën kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke komentuar vizitën e presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, në Luginën e Preshevës.

“Me asgjë nuk jemi të frikësuar, jemi vend i hapur, secili është i mirëseardhur, por ai që mendon se mundet ose guxon të shkatërrojë integritetin e vendit, përgjigja ime është- mos e bëni këtë dhe mos tentoni ta bëni këtë”, ka porositur kryeministri serb, raporton KP.

Vuçiq ka theksuar se nuk është mirë që nuk është intonuar himni serb në pritje të presidentit Nishani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button