Ndahet çmimi “Nikolla Mlladenov” për vitin 2016

Instituti maqedonas për media në mënyrë tradicionale për të gjashtëmbëdhjetën herë sot e ndau çmimin “Nikolla Mlladenov” për storien më të mirë hulumtuese në vitin 2016.

Fitues të çmimit të parë janë Miomir Serafinoviq dhe Snezhana Lupevska-Sozen për storien vdekja e Kosta Kërpaç e publikuar në emisionin “KOD” në televizionin “Telma”.

Çmimin e dytë për storien më të mirë investigative për vitin 2016 e fitoi Zoran Jovanovski për storien “Hiri i vdekjes” e publikuar në emisionin “360 gradë” në televizionin “Alsat – M”.

Çmimin e tretë e fitoi Irena Mulaçka për serinë e teksteve për vdekshmërinë e rritur të foshnjave të publikuara në javoren “Fokus”.

Komisioni për përzgjedhjen e stories më të mirë investigative për vitin 2016 në përbërje të Mirçe Jovanovskit, Vedat Memedalia, Gonce Jakovlevski, Zoran Kuka dhe Biliana Petkovska, vendosi t’u ndajë mirënjohje për shprehjen e jashtëzakonshme gazetareske dhe bashkëpunimin cilësor të storieve të Vllado Apostollov dhe për angazhimin e shquar gazetarsk, përpunimin profesional të Stojanka Mitreska.

Në konkursin e sivjetmë janë paraqitur 39 autorë dhe 69 storje, të përpunuara në 97 tekste/kronika, të publikuara në internet portale, televizione dhe në javore.

Çmimi për storien më të mirë investigative ndahet nga viti 2001, ndërsa nga viti 2013 e mban emrin e gazetarit “Nikolla Mlladenov”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button