Gostivar, raporti policor para këshilltarëve, bie kriminaliteti

Këshilli i komunës së Gostivarit, e mbajti Seancën e 9-të radhës, ku u diskutuan dhe me shumicë votash u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës. 

Një ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe raporti i Stacionit Policor në Gostivar në lidhje me periudhën e vitit 2013. Raporti në përgjithësi cilësohet si pozitiv dhe i përmirësuar për dallim nga raportet e më hershme. 

“Vjedhjet në territorin e Komunës së Gostivarit janë zvogëluar për 2%, ndërsa shumica e autorëve të këtyre vjedhjeve dyshohen që të jenë jashtë territorit të komunës së Gostivarit. Për prishjen e rendit dhe qetësisë publike ka rënie prej 19.6%, thuhet në raport. Vlen të përmendet se këto statistika nga ky raport janë për rastet të cilat janë paraqitur në stacionin policor, edhe pse ka raste të cilat nuk janë paraqitur, por ne bëjmë përpjekje edhe për të vetëdijesuar qytetarët për të paraqitur çdo rasti pa asnjë mëdyshje”, u shpreh Komandanti i Stacionit Policor në Gostivar, Naim Aliu. 

“192 është numri që çdo qytetar duhet të lajmëroj në stacionin policor në Gostivar nëse sheh persona të panjohur rreth banimit të tyre apo situata të dyshimta, në këtë mënyrë me bashkëpunim të ndërsjellë do të ulim edhe më shumë këto dy fenomene problematike në Komunën e Gostivarit. Në të ardhmen komuna së bashku me stacionin policor në Gostivar do të bashkëpunoj edhe më intensivisht duke vënë theksin edhe në thelbin e të gjithë zgjidhjes së këtyre problemeve ne ndërgjegjësimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve me Policinë”, theksoi kryetari i komunës së Gostivarit, 

Këshilltarët komunal miratuan Propozim-Llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2013, Propozim-Konkluzion për miratimin e raportit kuartal-IV për realizimin e buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2013, Propozim Vendim ?ër ndarjen e mjeteve financiare si participim, Propozim-Vendim ?ër ndarjen e mjeteve financiare për projektin për efikasitet energjetik për  shkollën fillore “Goce Dellçev” Gostivar, Propozim-Konkluzion për miratimin e Raportit  të punëve të kryera në Komunën e Gostivarit gjatë vitit 2013, Propozim-Program për rregullimin e tokës ndërtimore, ndërtimin, rikonstruimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve lokale në territorin e Komunës së Gostivarit për vitin 2014. 

Pavlle Merxhanoski, Rexhep dhe Garip Shefiu, Argjent Zeqiri-Bellovisht, Xhevat Izairi-fsh.Forinë, për 
Xhemail Izeiri- fsh.Forinë, për Tomisllav Zafiroski, Veli Kamberi, Gjulzade Tahiri, Isman Bajrami, Qazim Zendeli dhe Propozim – VENDIM për inkorporimin e objektit të ndërtuar pa leje në dokumentacionin e planit urbanistik – Mevaip Imeri.

Lajme të ngjashme

Back to top button