Juventusi i rekordeve synon koutën e 100 pikëve

Juventusi i këtij sezoni nuk njeh limite. Me kampionatin tashmë në xhep skuadra e Antonio Contes koleksionoi një tjetër rekord.

Përballë Fiorentinës erdhi fitorja e 14 radhazi në “Juventus Stadium” këtë kampionat duke bërë që bardhezinjtë të barazojnë Torinon e sezonit 1975-1976 përsa i përket sukseseve rresht brenda fushës.

Për të thyer edhe rekordin e skuadrës Granata, Juventusit tashmë I duhet të mundë në takimin e rradhës që do të ketë në “Juventus Stadium”, Parmën pas tre javësh. Megjithatë nuk është rekordi i Torinos ai që bardhezinjtë synojnë por ai i Interit në sezonin 2006-2007, transmeton Supersport.

Në kampionatin që Juvja militonte në Serinë B pas skandalit Calcopoli, Interi kapi koutën e 97 pikëve në një kampionat të vetëm duke vendosur një rekord absolut. Gjithsesi, objektivi real I armatës së Contes për këtë sezon është të arrijë kuotën e 100 pikëve. Në krahasim me sezonin e kaluar Juventusi po zhvillon një kampionat shumë herë më të mirë pasi bardhezinjtë kanë koleksionuar 13 pikë më shumë se sa kishin në të njëjtën periudhë të kampionatit të kaluar.

Juvja këtë sezon ka kapur kuotën e 72 pikëve kur kanë mbetur edhe 11 javë kampionat, dhe nëse skuadra piemonteze nga 33 pikë që kanë mbetur në lojë arrin të grumbollojë qoftë edhe 28 do të vendosë një rekord absolut, pra do të bëhet klubi i parë Italian që arrin kuotën e 100 pikëve në një kampionat të vetëm.

Përsa I përket ndeshjeve në shtëpi këtë sezon vetëm Bayerni I Guardiolës ka mbajtur të njëjtin hap si Juventusi pasi skuadra bavareze në 12 ndeshje të luajtura në “Alianz Arena” ka koleksionuar 12 fitore. Me gjithçka që funksion si një makineri perfekte tani mes tifozëve të Juventusit nuk u mbetet gjë tjetër veçse të shijojnë rekordet e njëpasnjëshme që po vendos skuadra e tyre. Megjithatë dëshira e fansave juventinë është që ekipi I I tyre këto suksese që po korr në Serinë A ti arrijë edhe në Europë.

Lajme të ngjashme

Back to top button