Zaev në takim me ambasadorët: Patjetër Ivanov menjëherë ta japë mandatin

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, bashkë me nënkryetaren e partisë, Radmilla Sheqrinska, sot ka pasur takim me ambasadorët e Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Suedisë dhe Holandës në vend, Kristine Althauzer, Çarls Garet, Mats Stefanson dhe Vauter Plomp, njofton Portalb.mk.

Në takim ashtu siç njoftojnë nga partia, është shprehur shqetësim nga bllokimi i proceseve demokratike në Maqedoni, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Lideri i LSDM-së, para ambasadorëve ka theksuar se presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, ka shkaktuar krizë kushtetuese dhe se ka lënë hapësirë që lider ii VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, të bëjë provokime dhe të nxitë dhunë në vend transferimit të qetë të pushtetit.

“Është e patjetërsueshme që Ivanov menjëherë ta japë mandatin për të formuar Qeveri të re në Maqedoni, në interes të qytetarëve të shtetit”, ka thënë Zaev.

“Në takim është vlerësuar se proceset e patjetërsueshme demokratike në Maqedoni duhet që të vazhdojnë “që të formohet Qeveri reformuese”.

“Ne duhet që të pësojnë shteti dhe qytetarëve vetëm pse Nikolla Gruevski e humbi pushtetin dhe se frikësohet nga përballja me përgjegjësinë për sundim të papërgjegjshëm. Zgjedhjet e reja do të nënkuptonin vetëm thellim edhe të mëtejshëm të krizës”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button