Osmani: ‘BDI do të angazhohet që të dështojnë zgjedhjet presidenciale’

Nëse zgjidhet presidenti dhe nuk dështojnë zgjedhjet presidenciale, BDI-ja do të kontestojë legjitimitetin e tij, kush do që të jetë, ka deklaruar zëdhënësi i partisë, Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp.

“BDI nuk do ti bojkotojë zgjedhjet presidenciale, por do të angazhohet në mënyrë aktive që të dështojnë ato dhe të mos zgjidhet presidenti i shtetit, por të arrihet ndryshimi i Kushtetutës dhe ndryshimi i plotë i mënyrës së zgjedhjes së presidentit të vendit. Në vend se me zgjedhje, presidenti të zgjidhet në Parlament”, tha Bujar Osmani.

BDI-ja, bëri të ditur se ekzistojnë forma të ndryshme se si do të arrihet kjo dhe kur do të vijë koha do ti prezantojnë para opinionit hapat e mëtutjeshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button