Aleanca për Shqiptarët: Sulmi ndaj shtëpisë së Alfabetit, sulm qyqar ndaj gjuhës shqipe!

Sulmi ndaj Shtëpisë se Alfabetit është sulm qyqar ndaj gjuhës shqipe, ndaj kulturës, ndaj traditës dhe ndaj identitetit kombëtar shqiptar” kështu ka filluar reagimi i Aleancës për Shqiptarët pas sulmit në fjalë, njofton Portalb.mk.

“Sulmi ndaj shtëpisë së alfabetit nuk është sulm i parë ndaj një institucioni kaq të rëndësishëm për një popull të tërë. Ky sulm paraqet mllefin e atyre të cilën në mungesë të fakteve dhe argumenteve, sulmojnë shtëpi me qëllim që të fusin vendin në krizë akoma më të thellë”, shkruan në reagimi e Aleancës për Shqiptarët.

Aleanca për Shqiptarët gjithashtu “apelon deri tek institucionet kompetente që sa më parë të merren masa në mbrojtje të objektit, simbol i gjuhës shqipe si dhe të ndriçojnë të gjitha rastet vandale deri më sot”.

Aleanca për Shqiptarët gjithashtu bën thirrje edhe shtetit Shqiptar që në rrugë diplomatike të reagoj ndaj akteve të këtilla vandale dhe barbare të porositura prej kuzhinave të cilët nuk ia donë të mirën jo vetëm shqiptarëve por edhe vetë këtij shteti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button