fbpx

Tetovarët u shmangen testeve për zbulimin e kancerit

Për të katërtën vit me radhë Qendra për Shëndet Publik në Tetovë shpërndanë të ashtuquajturit FOB test, nga mjekët amë për testimin e kancerit në zorrë të trashë. Sipas të dhënave të prezantuar shumë pak qytetarë të Tetovës kanë interes për ta bërë këtë test.

Interesin e ulët për t’ju nënshtruar këtyre testeve  e konfirmojnë edhe mjekët amë.

Në muajin mars Ministria për Shëndetësi dhe Instituti për Shëndetësi Publike, zhvillojnë një kampanjë intensive për ngritjen e vetëdijes për zbulimin e hershëm të kancerit në zorrën e trashë.

Me rastin e kësaj kampanje, mjekët këshillojnë që të ulet rreziku për këtë sëmundje, duke bërë aktivitet fizik më së paku 30 minuta në ditë gjatë 5 ditëve të javës, duke shmangur pirjen e duhanit dhe duke konsumuar pemë dhe perime.

Lajme të ngjashme

Back to top button