Ivanov kërkon nga BE, NATO, SHBA dhe Turqia ta hedhin poshtë Platformën Shqiptare

“Platforma Tiranase është dokument i cili është ultimatues dhe shantazhuesh i cili e suspendon edhe Marrëveshjen e Përzhinës, në të cilin Bashkimi Evropian e përdori tërë kredibilitetin e jashtëm politike”, thuhet në letrën e presidentit, Gjorge Ivanov, i cili ua ka dërguar anëtarëve të Këshillit Evropian, kryetarit të Këshillit Evropian, Donald Tust, sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe deri te kryetari i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, njofton Portalb.mk.

“Platforma Tiranase u bë kusht për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Platforma është dokument postzgjedhor e miratuar në shtet të huaj, në kabinet të burrështetasit të huaj dhe me ndërmjetësim të kryeministrit të shtetit të huaj. Me këtë Platformë rrezikohet sovraniteti dhe pavarësia e shtetit. Realizimi i Platformës nënkupton ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, me të cilat rrezikohet karakteri unitar i shtetit. Kjo Platformë nga Tirana plotësisht e destabilizon gjendjen e brendshme politike të Maqedonisë dhe i rrit tensionet ndëretnike në Republikën e Maqedonisë”, thotë Ivanov.

Në letrën e dërguar me rastin e mbledhjes së Këshillit Evropian, Ivanov sqaron se ai “në pajtueshmëri me Kushtetutën ka sjellë vendim që të mos u jep mandati për formim të Qeverisë atyre që bisedojnë për platforma në shtete të huaja, me të cilat rrezikohet unitariteti, sovraniteti dhe pavarësia e shteti”.

Sipas Ivanovit, mundësia e vetme për dalje nga kriza është hedhja poshtë e platformës.

“Kërkoj që me kujdes ta shqyrtoni realitetin e vërtetë me të cilin po përballemi dhe të përkushtoheni që kjo platformë dëmtuese publikisht të hidhet poshtë dhe të dënohet nga Bashkimi Evropian dhe nga NATO, por edhe nga vendet anëtare. Më tej, pres që ta dënoni përzierjen flagrante në punët e Republikës së Maqedonisë nga ana e fqinjëve të saj – aspiruese për anëtarësim në Union”, thotë Ivanov.

“Ushtari” me gradë më lartë partiake

Ivanov më 1 mars tha se nuk do ta jep mandatin pasi që “me Platformën e Shqiptarëve, Maqedonia është shantazhuar dhe është peng i platformës së shtetit të huaj”.

Ivanov është me një linjë me bashkëpartiakun e tij, Nikolla Gruevski i cili për gjërat e njëjta ka diskutuar me Ahmetin dhe pas mossuksesit që të arrijë marrëveshje, porositi se uniteti i shtetit ka rënë dhe se, siç tha, populli duhet të mbrohet.

Tensionet politike përcillen edhe nëpër rrugë ku simpatizantë të VMRO-së protestojnë, kundër Platformës Shqiptare.

Gjorge Ivanov nuk kupton

Edhe pse bashkësia ndërkombëtare me porosi të qarta dolën për dhënien e mandatit, Ivanov vazhdon me qëndrimin e tij. Reagime për tërheqjen e vendimit ka pasur nga SHBA, NATO, Gjermania, Holanda dhe shumë personalitete të larta shtetërore nga bota, përveç Rusisë e cila e “ka përshëndetur” vendimin e Ivanovit.

Gjithashtu edhe gjatë vizitës së saj përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini tërhoqi vërejtjen Ivanovit lidhur me këtë vendim dhe kërkoi nga ai që të ndryshojë atë sa më shpejtë.

Pos kësaj, shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini dje deklaroi se në pyetje janë mençuria e presidentit për të tërhequr vendimin e tij dhe aftësia e Kuvendit për përzgjedhjen e kryeparlamentarit.

Mogerini - Ivanov
Mogerini – Ivanov

“Kriza politike të mos kalojë në krizë institucionale dhe aktorët politik të gjejnë instrumente për dalje nga situata”, ishin këto mesazhet e Brukselit pas takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së.

“Besoj se ka instrumente; e para mençuria e presidentit dhe e dyta, kapaciteti i Kuvendit për të proceduar çështjen duke zgjedhur kreun e tij ose zhbllokimin e situatës që kjo krizë institucionale të menaxhohet me instrumentet që ka Shkupi pa ndërhyrje por është normale që miqtë të kujdesen për partnerët”, deklaroi shefja e diplomacisë, Federika Mogerini.

Mogerini deklaroi se shqetësimi i Brukselit është që kriza politike të mos kalojë në krizë ndëretnike që do të çonte drejtë destabilimit të gjithë rajonit.

“Besoj se ajo me të cilën përballet sot Shkupi është akoma një krizë politik institucionale. Shqetësimi im më i madh është që kjo të mos kthehet në krizë ndëretnike dhe ky ka qenë mesazhi kryesor që dhashë atyre që kanë përgjegjësi politike në vend; mos luani me zjarr dhe mos e ktheni këtë në një ballafaqim ndëretnik që do ta shkatërronte vendin dhe do të përhapej edhe më gjerë”,  tha Mogerini.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. E tere platofrma por edhe dicka me teper se ajo, jane te perfshira ne porgramet dhe ne kampanjat e partive politike te Shqiptarve…
    E shkruara ne platforme eshte edhe e shkruara ne M.O. dhe ne kushtetute….
    Kjo cka po bene Ivanovi dhe Company eshte vetem nje ksenofobi…
    Sa e pakupimte: Ivanovit me se tepermi i dhimbset nje shtepi e boshatisur ,se sa nje thirrje fashiste ndaj Shqiptarve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button