Gjykata Evropiane: Anëtaret e BE-së nuk janë të obliguara t’u japin viza refugjatëve

Gjykata më e lartë në BE, Gjykata Evropiane e Drejtësisë sot vlerësoi se vendet anëtare të Unionit nuk janë të obliguara t’i aprovojnë viza humanitare personave të cilët dëshirojnë të hyjnë në territorin e tyre me qëllim që të parashtrojnë kërkesë për azil.

Tribunali ka vendosur sipas ankesës së vendimit të një gjykate belge nga tetori i vitit të kaluar, me të cilën kërkohet Qeveria e Belgjikës t’u japë viza humanitare anëtarëve të një familje me origjinë nga Siria.

“Gjykata Evropiane e Drejtësisë në aktvendimin e saj vlerësoi se “mundësimi i personave që të zgjedhin ku do të marron mbrojtje ndërkombëtare do të minonte sistemin e BE-së, i cili përcakton cili shtet do të duhej të merret me kërkesat për azil.

Gjykata, selia e së cilës është në Lukesmburg, konsideron se çdo vend anëtar i BE-së është e lirë të zgjedhë për dhënien e vizave në bazë të legjislacionit kombëtar.

Qeveria e Belgjikës shtroi ankesë në vendimin gjyqësor paraprak duke pohuar se druan se dhënia e vizave familjeve siriane do të mund të nxisë fluks të refugjatëve në vend, të cilët pastaj do të kërkonin azil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button