PDSH-ja apo PMTH-ja ?!

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) apo Partia e Menduh Thacit (PMTH) ?! Kjo është pyetja e madhe që s’po i gjeja përgjigjen per një kohë të gjatë. Por pa asnjë dyshim, tashmë u binda, është  PMTH-ja. Partia është e Menduh Thacit dhe jo e shqiptarëve, pasi ky njeri është betuar para pasqyrës dhe jo para popullit, dëshira e tij e vetme është të quhet lider, madje qoftë edhe i opozitës. Ehh cfarë kompleksi i dëmshëm, aq i dëmshëm saqë po shkatërron edhe ato “90 mijë luanët” që aq shpesh i përmend në fushatat elektorale me stilin e tij folklorik. C’mendoni ju more zotëri, se luanët hanë bar ?!

Veprimi juaj me përzgjedhjen e emrave kandidatë për deputet në zgjedhjet parlamentare, sidomos ne Strugë, rikonfirmoi edhe njëherë se qëllimi juaj nuk është fitorja, por humbja, interesi indivudual, bindjet e pakuptimta, komplekset…

Ju keni nëncmuar të gjithë struganet, keni fyer rininë e Strugës duke e nënvleftësuar atë, duke anashkaluar mendimin e saj, duke e përjashtuar nga proceset që duhet të zhvillohen në mënyrë demokratike, duke folur padrejtësisht në emër të saj. Ky është një veprim anti demokratik o kryetar i “Partisë Demokratike”.

Vetëdija e shqiptarëve po rritet vazhdimisht, këtë e dëshmuam para të gjithve ne struganët në zgjedhjet e fundit lokale, jam i sigurt se mesazhet që po i merrni nga Shkupi, Tetova, Gostivari dhe venndbanimet e tjera shqiptare, ju kanë bërë të kuptoni se vetëdija po rritet gjithandej. PDSH-ja e shqiptarëve është ajo që e themeloi intelektuali i mirfilltë, njeriu i cili ju ngriti ne piedestal edhe juve, z.Arben Xhaferi, andaj ju siguroj që ju jeni shum i vogël për të rrënuar një kështjellë që e krijoi truri i kombit.

Mos mendoni se me aq lehtësi “luanët” e PDSH-së përtypin takimet e juaja me funksionarët e shtetit nëpër kafene, duke shfrytëzuar petkun e PDSH-së dhe besimin që ju kanë dhënë shqiptarët dhe duke mos dhvnë asnjë sqarim, asnjë llogari.
Ju zotëri, aty ku jeni, jeni sepse ne ju kemi vënduar, ju paguajmë që të na shërbeni në mënyrë të denjë dhe nëse ju nuk e bëni atë, ne nuk do lejojmë që ju të na shërbeni më./Drini.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button