Thaçi takohet me Drejtorin e NDI-së, Chris Henshaw

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë realizoi takim me Drejtorin e Institutit Demokratik Kombëtar, Chris Henshaw.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale me theks të veçantë për zgjedhjet e shpallura presidenciale dhe ato parlamentare. Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan për kodin zgjedhor si dhe për zhvillim të zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi do të vazhdojë takimet me përfaqësuesit diplomatik të akredituar në vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button