Lëvizja BESA: E dënojmë aktin vandal ndaj Shtëpisë së Alfabetit në Manastir

Lëvizja BESA, nëpërmjet një reagimi “e dënon ashpër tentativën për djegien e Shtëpisë së Alfabetit në Manastir duke e cilësuar këtë akt vandal si një provokim për 7 mars, ditën e mësuesit, festë kjo shumë e rëndësishme mbarëshqiptare. Ky akt qyqar, dhe kjo gjuhë e urrejtjes kundër shqiptarëve me të cilën po përballemi kohën e fundit, nuk i kontribuon aspak bashkëjetesës dhe kohezionit ndëretnik në Maqedoni, si një shoqëri multietnike”.

“Apelojmë deri te organet e rendit që në afat sa më të shkurtër ta zbardhin rastin dhe këta vandalë ta marrin dënimin e merituar. Njëherit apelojmë deri te qytetarët për qetësi dhe gjakftohtësi në këtë periudhë shumë të ndjeshme”, thonë nga Lëvizja BESA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button