Memedi në takim me Zhbogarin: Vendit i duhet Qeveri progresive dhe reformatore

Kryetari i RDK-së, Vesel Memedi i shoqëruar nga kryetari i degës së RDK-së për Shkupin Berat Abdullahun takoi ambasadorin e BE-së në Shkup Samuel Zbogar, i shoqëruar nga këshilltarët e tij politik. “Ky takim zyrtar vjen në momentin e duhur duke pasur parasysh se Maqedonia dhe Ballkani perëndimorë kanë tërhequr maksimalisht vëmendjen e Bashkimit Evropian, dhe për këtë arsye kërkohet angazhim maksimal nga të gjitha palët, me qëllim që të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për vendin dhe rajonin në përgjithësi, thuhet në kumtesën e RDK-së.

Si[ thuhet në kumtesë, në këtë takim kryetari i RDK-së Memedi falënderoi ambasadorin e BE, Zbogar për angazhimin e tij personal dhe të institucionit të tij në veçanti për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar në vend, dhe theksoi se ky angazhim i BE-së dhe SHBA-së e shton edhe më shumë përgjegjësinë e çdo subjekti politik në vend që të jenë edhe më konstruktiv në këto momente delikate për zhvillimin e vendit në përgjithësi.

“Kryetari Memedi theksoi se vizita e zonjës Mogerini javën e kaluar dëshmon edhe njëherë se, për zhvillimin e vendit drejt strukturave euroatlantike më tepër kujdesen diplomatët e huaj perëndimorë se sa vet ne si politikan që jemi zgjedhur të merremi me organizimin politik në përgjithësi. Sipas kryetarit Memedi, vendi dhe rajoni kanë nevojë për ndihmën e BE-së dhe SHBA-së, që së bashku të përballemi me projektet e rrymave të ndryshme të errëta që për herë të fundit tentojnë të rishfaqen në vend dhe rajon për të krijuar obstruksione të natyrave të ndryshme. Kryetari Memedi theksoi se vendit i duhet një qeveri progresive dhe reformatore, sa më shpejtë që është e mundshme, dhe për këtë arsye të gjithë subjektet politike në vend duhet të japin maksimumin në këtë drejtim. Ambasadori i BE-së Zbogar theksoi se secili organizim politik dhe shoqëror duhet të jap kontributin maksimal në tejkalimin e problemeve dhe zhvillimin e vendit në përgjithësi, dhe jo të presin që dikush tjetër të merret me detyrat e shtëpisë që duhet kryer nga aktorët vendas. Bashkimi Evropian është mjaft i interesuar për një Maqedoni të sigurt dhe stabile dhe në këtë drejtim ishte edhe vizita e zonjës Mogerini javën e kaluar, theksoi në mes tjerash, ekselenca e tij, ambasadori i BE-së Zbogar”, thonë nga RDK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button