Dokumentet biometrike do te jepen me procedurë te shpejtuar

Deri në ditën e zgjedhjeve dokumentet biometrike do të jepen me procedure të përshpejtuar, theksoi ministrja për punë të brendshme Gordana Jankullovska, pas takimit të sotëm punues në shërbimet drejtuese.

Jankulovska tregoi se 124.962 qytetarë fare nuk kanë letërnjoftime biometrike, ndërsa 12.255 qytetarë të cilët janë në listat zgjedhore janë me dokumente të skaduara dhe do të duhet të nxjerrin të reja nëse duan të realizojnë të drejtën e tyre për zgjedhje.

“Kemi vendosur në këtë periudhë deri në zgjedhje të gjitha dokumentet të shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar, menjëherë të aprovohen dhe të përpunohen me qëllim që të ju dalim përballë sa të jetë e mundur më shumë qytetarëve të cilët do të tregojnë interes për të realizuar të drejtën e tyre për votim”, theksoi Jankullovska.

Ajo tregoi se deri tani janë dhënë gjithsej 1.934.323 letërnjoftime dhe 1.857.909 dokumente udhëtimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button