fbpx

Hardinaj këmbëngulës në kërkesën për rrëzimin e qeverisë

Edhe në takimin lamtumirës për ambasadorin shqiptar në Kosovë, Islam Lauka, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ripërsëritur qëndrimin se fillimisht duhet shkarkuar Qeveria, në mënyrë që kështu t’i hapet vend zgjedhjeve të parakohshme në vend.

Ai ka ripërsëritur gjithashtu qëndrimin se nuk do të bëjë koalicion me PDK-në, dhe se kjo parti në qeverisje i ka bërë dëm vendit.

“Në këto zgjedhje Kosova nuk ka nevojë për vazhdimësi qeverisëse, Kosova ka nevojë për të ndërruar këtë logjikë qeverisëse.

Për bindjen time Kosova e ka një rrezik e që do të ishte vazhdimi i kësaj rutine qeverisëse. Në rast se qeveria që vjen mendon se është situate rutinë, aty është rreziku për Kosovën”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj, ka thënë se shkarkimi i Qeverisë për të është një fillim më i ri, më i vlefshëm, më i mirë, me më shumë mundësi për Kosovën.

Teksa ka mohuar kategorikisht kolacionin paszgjedhor me PDK-në, Haradinaj ka thënë se as me partitë e tjera nuk ka ndodhur ndonjë avancim.

“Në parim jemi me ata që i duan ndryshimet”, ka thënë ai, raporton koha.net.

Krejt këto komente Haradinaj i ka bërë pas një takimi lamtumirës që zhvilloi me Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, të cilit po i përfundon mandati.

Islam Lauka, ka thënë se marrë në tërësi mendimi për të gjitha zhvillimet politike të brendshme është pozitiv.

“Natyrisht nuk është siç do të doja unë, siç do të donit ju, sepse të jemi realistë ka probleme, sociale sidomos papunësia, ka varfëri, por këto janë probleme që e shoqërojnë edhe Shqipërinë.

Pra janë probleme që shoqërojnë vendet në tranzicion”, ka thënë Lauka, teksa e ka vlerësuar qëndrimin e Haradinajt në raport me ekstremin fetar.

Lauka e ka pranuar me kënaqësi hartën e Kosovës të cilën ia ka dhuruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button