fbpx

Emiratet e Bashkuara, Saudia ndalojnë qytetarët të punojnë për mediat e Katarit

Tensionet e krijuara nga tërheqja e papritur e ambasadorëve të tre vendeve, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit nga Katari, duket të jenë shkallëzuar.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët e saj të cilët punojnë në mediat e Katarit që të japin dorëheqjen menjëherë, raporton Peninsula.

Ndalimi është drejtuar në mënyrë specifike për të gjithë qytetarët e Emirateve të Bashkuara që punojnë në rrjetin Al Jazeera.

Lidhur me këtë, Ministria e Informacionit e Arabisë Saudite ka nxjerrë një vendim që ndalon shkrimtarët dhe opinionistët nga shkrimi për gazetat e Katarit, sipas të përditshmes Al Sharq.

Nga pasojat e menjëhershme të urdhërit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, dy gazetarët e Emirateve në kanalin sportiv të Al Jazeera, Fares Awad dhe Ali Al Kaabi kanë anuluar kontratat e tyre të punës. Të dy kanë qenë duke punuar për kanalin për një kohë të gjatë.

“Dhjetë vjet pune në një mjedis profesional me ju do të mbetet në zemrën time për gjithnjë. Mirupafshim kolegë,” Al Kaabi citohet të ketë thënë në një postim në llogarinë e tij në Tëitter.

Katari ka bërë të ditur se nuk do të ndryshojë politikën e jashtme, pavarësisht kërkesave për të mos përkrahur Vëllazërinë Muslimane në Egjipt dhe revolucionarët sirianë.

Katari do të veprojë në përputhje me parimet e tij rreth mikpritjes së njerëzve dhe personaliteteve që kërkojnë strehim në vend./mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button