Politikbërja në Maqedoni faktor për nxitjen e dhunës në vend

Niveli i lartë i dhunës fizike i pranishëm tek adoleshentët në Maqedoni i cili kohë pas kohe po shpërfaqet me të madhe në shoqërinë tonë, sipas porfesorit universitar Musa Musai, paraqet pasojë e asaj se shpesh herë pushteti në Maqedoni ka ditur ta përdor dhunën si mënyrë të vetme për të zgjidhur problemet shtetërore, shkruan Portalb.mk.

“Nëse në një shoqëri kemi raste të shumta të zgjidhjes së ndonjë problemi shoqëror përmes dhunës fizike, e njëjta arsyetohet që nesër edhe vet adoleshentët “të marrin në duar të tyre zgjidhjen e ndonjë problemi” duke parë si model rastet paraprake të përjetuara në shoqërinë e tyre”, u shpreh Musa Musai.

Profesori Musa Musai aktivizimin e dhunës e sheh edhe si rezultat të “perceptimit të gabuar” të një grupi shoqëror duke i dhënë vetes “atributet e të qenit mbrojtës i vendit”. Por gjithashtu shtoi se në këto rrethana mediat paraqesin instrument për nxitje edhe më të madhe të saj.

“Faktor tjetër që ne mund t’i diskutojmë në këtë rafsh është edhe perceptimi i gabuar…më saktë nëse një grup veten e percepton si grup më i madh dhe vetes i ndërlidh atribute të qeni mbrojtës i vendit (atdheut), ndërsa grupin tjetër e percepton si një armik të vendit të tij, në të cilën pikë sipas meje mediat janë ato instrumente që i thellojnë edhe më tepër situatat e ngjashme në shoqëri”, shtoi Musa Musai.

Profesori Musai do të përfundonte duke thënë se “rrethanat shoqërore dhe mediatike kanë përgjegjësi të lartë në nxitjet e sjelljeve agresive tek adoleshentët, ngase njëra palë i drejtohet tjetrës çka doni më shumë ju… nuk keni të drejtë të kërkoni më tepër… ne nuk ju japim më shumë duke aluduar në ate se sikur vetëm ata janë pronar të një vendi të caktuar gjeografik”.

Ndryshe, gjatë vitit 2015-2016 nga rezultatet e një hulumtimi doli që adoleshentët në Shkup të përdorin dhunën fizike në një masë të konsiderueshme, kurse të nxitur nga situata e fundit, ku në Shkup u sulmua me vezë vetura e njërit nga krerët e partisë politike, ku në një protestë u goditën gazetarët përderisa raportonin për rrjedhën e protestës, ku një vajzë myslimane u shënjestërua fizikisht vetëm sepse në kokë mbante shami, e ku në mure të shumta mund të shohim grafitë më gjuhë të urrejtjes, e të cilat pas shfaqjes së një monedhe të Maqedonisë më simbole shqiptare në Manastir u shpërfaqën broshura për “dënim” dhe të gjitha këto për tu shoqëruar më demolime të shtabeve partiake për të përfunduar me sulme fizike nga grupi i tifozëve ndaj disa kosovarëve, morëm të drejtën të shohim, se sa realisht sulmi fizik është fenomen “normal” në Maqedoni apo ai shfaqet varësisht politikave aktuale në shtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button