BB7: Banorët dyshime për çiftin, Matilda dhe Fatjoni në rrezik

Duket se loja e çiftit tonë të martuar Fatjonit dhe Matildës, po vihen në rrezik nga dyshimet e shumë banorëve në shtëpi.

Jona bisedon me Violën, në lidhje me çiftin që mund të njihen jashtë. Viola i tregon Jonës se dyshon për atë dhe Arditin, ose për Mikelën dhe Meridianin.

Vajzat shikojnë Matildën dhe Fatjonin që lahen në dush. Violeta thotë që çifti mund të jenë ata dhe e pyet Jonën, nëse e ka menduar ndonjëherë këtë.

Viola thotë që Matilda është shumë tip i heshtur, e urtë dhe sipas saj në përgjithësi personat që nuk flasin fshehin një sekret.

Esterina shprehet se dyshon tek të gjithë, por përmend faktin që Fatjoni dhe Matilda u puthën pa problem. Violeta mendon për lojën e çiftit të vërtetë në shtëpi dhe thotë që ata e kanë shumë të vështirë mënyrën sesi do të sillen.

Ndërkohë që në dhomën e gjumit, Esida, Eraldi dhe Meridiani bëjnë thashetheme pikërisht për çiftin Matilda dhe Fatjon.

Meridiani përmend përsëri faktin e tatuazhit me shkronjë “F” që Matilda ka në shpatull.

Esida hedh idenë se mbase janë një çift i martuar në shtëpi, por thotë që Matilda i ka thënë që i fejuari jeton këtu.

Ndërkohë që e gjithë shtëpia mbulohet me dyshimet e banorëve për çiftin Matilda dhe Fatjoni, ata shkojnë në dhomën e gjumit që të rrinë në intimitet.

Fatjoni e përkëdhel dhe e puth tërë kohës Matildën, ndërsa ajo ruhet se mos i shikon Rigelsi, i cili fle gjumë tek krevati përballë./GazetaShqip

Lajme të ngjashme

Back to top button