fbpx

‘Deklaratat e Ahmetit kontestojnë kapacitetin demokratik të institucioneve’

Deklaratat e Ali Ahmetit për mosnjohjen e legjitimitetit të Gjorgje Ivanovit nëse ai zgjidhet president, ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska i ka konsideruar si deklarata të cilët mohojnë kapacitetin demokratik të institucioneve.

“Të gjitha deklaratat që i japin funksionarët e lartë gjatë kësaj periudhe zgjedhore, padyshim do të ndikojnë në vendimin e qytetarëve nëse do të pranojnë kapacitetin serioz demokratik ose do të pranojnë dicka tjetër”, kështu është përgjigjur Godrana Jankullovska në pyetjen lidhur me deklaratën e Ali Ahmetit për atë se Gjorgje Ivanov për ata do të jetë jo legjitim nëse ai zgjidhet për president të vendit.

“Mendojë se të gjitha deklaratat që kontestojnë institucionet demokratike të vendit do ët gjejnë dënimin e qytetarëve. Deklarata të tilla që kontestojnë zgjedhjen e funksionarëve të zgjedhur në mënyrë legjitime, nuk ka asgjë të përbashkët me kapacitetet demokratike”, tha Jankullovska.

Lajme të ngjashme

Back to top button