Vidhen kompjuter në dy shkolla të Shkupit

Vidhen dy shkolla fillore, njëra në fshatin Kopanicë tjetra në Gazi Babë të Shkupit. Sipas informacioneve të policisë në shkollën fillore “Drita” në fshatin Kopanicë, hajduti ka hyrë në një klasë të katit të dytë dhe ka marrë gjashtë kompjuter.

Ndërkohë në shkollën fillore “Kërste Misirkov” në Gazi Babë një person i panjohur ka vjedhur tre kompjuter.

Vjedhjet janë lajmëruar në polici, ndërsa janë ndërmarrë masa për zbardhjen e tyre. 

Lajme të ngjashme

Back to top button