Strugë, PDSH nuk zgjedh Bakiun në listën e deputetëve, ja si reagoi ai

Pas paralajmërimeve se Zija Jonuzi do të jetë bartës i listës në njësinë zgjedhore 5 ka plasur sherri në PDSH-në e Strugës. 

Në rrjetin social Facebook profesori universitar Qashif Bakiu i cili ishte në kombinim për bartës në këtë njësi ka informuar se ndërpret çdo aktivitet zgjedhor në kuadër të kësaj partie. 

“Të nderuar miq, ju informoj se ndërpres çdo aktivitet timin në kuadër të këtyre zgjedhjeve dhe nuk do të jem pjesë e asnjë liste dhe asnjë partie. 

Unë do të vazhdoj të merrem me politikë se kjo është pjesë e profesionit tim por edhe pjesë e ndërgjegjes sime për të dhënë kontributin tim të vogël për popullin tim dhe për kauzën e përbashkët. Do të vazhdoj të jem kritik ndaj të padrejtës, ndaj amoralitetit politik dhe ndaj joprofesionalizmit. 

Me kaq miq sa më kanë përkrahur vetëm në këto dy ditë lirisht mund ta sfidoj kë do në zgjedhje. Faleminderit kuvendarë të degës së Strugës që unanimisht më përkrahën në kandidaturën për deputet, kryetarit të komunës Zijadin Sela. 

Faleminderit kryetarit të Këshillit komunal Abdulla Qazimi, mikut tim Jetmir Mazarit, nëndegëve të Dollogozhdës, Koroshishtës, Llabunishtës, Livadhisë, Belicës, Podgorcës… 

Faleminderit ju miq dhe shok të pa angazhuar partiakisht. Përkrahja juaj ishte fitorja më e madhe për mua”, shkruan në postimin e tij në Fejsbuk Qashif Bakiu.

Lajme të ngjashme

Back to top button