Shqipëria dërgon vëzhgues në Krime

Shqipëria ka vendosur të kontribuojë me dy vëzhgues në misionin e OSBE-së në Krime. Kështu bëhet e ditur përmes një deklarate për shtyp, të publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave.

“Me kërkesë të Ukrainës, dhe në zbatim të Kapitullit III të Dokumentit të Vjenës për Besimin Reciprok dhe Ndërtimin e Masave të Sigurisë, ky mision përbëhet nga më shumë se 25 vende anëtare të OSBE-së ku përfshihen SHBA, vende europiane dhe përfaqësues të Qendrës së Parandalimit të Konflikteve të OSBE-së”, thuhet në deklaratë.

Sipas deklaratës, ky mision vëzhgimi bazohet në një nga mekanizmat më të rëndësishëm të OSBE-së për ndërtimin e mirëbesimit, dhe përfshin inspektime dhe misione vëzhguese në territorin e një vendi anëtar të organizatës që ka forca të armatosura. 

Lajme të ngjashme

Back to top button