Tajlandë, mjekët nxjerrin 915 monedha nga barku i breshkës së detit

Doktorë tajlandezë kanë nxjerrë 915 monedha nga barku i një breshke të detit, raporton Anadolu Agency (AA).

Breshka e quajtur “Bank” që iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, theksohet të ketë jetuar në një pellg ku njerëzit e rajonit prej një kohë të gjatë hedhin monedha.

Paratë e nxjerra kanë peshuar gjithsej pesë kilogramë, të cilat paraprakisht ishin mbledhur si një top në barkun e breshkës, gjë që kishte çuar në thyerjen e kafkullës së breshkës dhe infektimin e saj.

Pesë kirurgë nga Fakulteti i Veterinarisë në Universitetin Chulalongkorn kanë arritur gjatë operacionit që ka zgjatur katër orë të nxjerrin paratë nga barku i breshkës “Bank” e cila iu nënshtrua anestezionit të plotë.

Ndryshe, shumë tajlandezë besojnë se të hedhësh monedha në pellg ku gjenden breshkat zgjat jetën.

monedha

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button