LSDM-ja u bën thirrje të interesuarve që të kandidojnë për deputet

LSDM-ja ka bërë thirrje të interesuarve që të paraqiten si kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, e cila zgjat deri të premten.

Ku vendim i Këshillit Qendrorë të partisë është sjellë dje, kur edhe u definuan kriteret që duhet t’i plotësojë kandidati për deputet.

Kandidati për deputet duhet të gëzojë reputacion të mirë në opinion dhe të ketë besim tek anëtarësia e partisë dhe mes qytetarëve. Po ashtu sipas kritereve të LSDM-së, kandidati për deputet duhet që të jetë i vendosur në realizimin e përcaktimeve programore të partisë dhe të nënshkruaj deklaratë për Kodeksin Etik të Partisë dhe ta respektojë atë në tersi.

Lajme të ngjashme

Back to top button