Njëra nga vajzat shqiptare para se ta vriste e ëma ka thirrë në polici

Zbardhen detaje të reja të tragjedisë së ndodhur të dielën në Itali, ku Edlira Dobrushi vrau me thikë 3 vajzat e saj, Simonën, 14 vjeç, Kesin, 10 vjeç dhe Sindin, 3 vjeç. 

Një telefonatë e bërë rreth orës 02:40 minuta, të së dielës kishte përcjellë në sallën operative të policisë në Leko (Lecco) të bërtitura dhe zëra të ndryshëm: “Nuk përgjigjej njeri dhe pas disa sekondash telefonata ishte ndërprerë.”- shkruajnë mediat italiane. 

Corriere della Sera shkruan se telefonatën mund ta kishte bërë njëra prej vajzave të mitura për të kërkuar ndihmë por nuk dihet ende se cila ka qenë. 

Historia tragjike e familjes shqiptare, është trajtuar gjerësisht në mediat e vendit fqinj të cilat përpiqen të zbardhin detajet dhe motivet që mund të kenë çuar të ëmën në këtë krim të tmerrshëm, transmeton shqiptarja.  
Aktualisht 37-vjeçarja ndodhet në spital në gjendje të tronditur psikologjike por dhe me plagë. Gruaja ka tentuar të vetëvritet pasi ka kryer krimin. 

Ndërkohë i ati i 3 vajzave Bashkim Dobrushi është kthyer në Leko dhe gjatë ditës së sotme policia pritet ta marrë në pyetje. 
Ndërkohë në facebook zbulohen dhe postimet e fundit të gruas. Më 3 mars, 6 ditë para vrasjes ajo shkruante se ato ishin forca që e çonte përpara. “Vajzat e mia janë forca ime”

Lajme të ngjashme

Back to top button