Parullat politike nëpër shkolla, Zhernovski i mbledh drejtorët e shkollave fillore të Komunës Qendër

Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, sot i ftoi drejtorët e 7-të shkollave fillore në komunë për të biseduar rreth ndodhive me parullat provokative dhe politike që u shfaqën në disa shkolla, njofton Portalb.mk.

Rast konkret u cek, pllakata që u ngjit në shkollën “Goce Dellçev”, që është në territorin e Qendrës, në të cilën shkruan “Dënim me të holla prej 5000 euro për secilin që nuk di shqip”.

Në takim mori pjesë edhe komandanti i Stacionit Policor “Qendër”, i cili u përsëriti drejtorëve se “vendosja e parullave në shkolla, si dhe agjitacioni brenda në shkolla paraqet vepër penale. Vepër penale është edhe heqja e pllakatës, sepse me atë hiqet edhe pjesa e dëshmive kundër kryerësit të veprimit”, thuhet në kumtesë.

Policia ka ndërmarrë masa për zbulimin e atyre që e kanë vendos pllakatën, ndërsa në dhe rreth shkollës do të ketë nivel të lartë të vigjilencës.

Drejtoresha e Shkollës Fillore “Goce Dellçev” qartë theksoi se agjitacioni i tillë politik është helmim për fëmijët dhe duhet të sanksionohet në mënyrë  të ashpër.

Sipas Zhernovski, kjo shkollë nuk është rastësisht e zgjedhur, sepse në këtë shkollë mësojnë dy fëmijët e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button