Maqedoni, sot skadon afati për shpalljen e zgjedhjeve lokale

Sot skadon afati për shpalljen e datës për zgjedhjet lokale nga Kuvendi i Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Që të mbahen zgjedhjet në gjysmën e parë të muajit maj, Kuvendi duhet të vazhdojë seancën konstituive që të zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe ai t’i shpall zgjedhjet.

“Zgjedhjet për anëtarë të këshillit dhe për kryetar të komunës mbahen çdo katër vite njëkohësisht në të gjitha komunat, në gjysmën e parë të muajit maj”, qëndron në nenin 16, pika 1 në Kodin Zgjedhor.
Në mënyrë shtesë theksohet se nga dita e shpalljes deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve nuk mund të kalojnë më shumë se 90 ditë, as më pak se 70 ditë.

Të drejtën për të shpallë zgjedhjet e ka vetëm kryetari i Kuvendit i cili votohet prej së paku 61 deputetë nga përbërja aktuale parlamentare. Tani për tani ende nuk është thirrur seanca kuvendore për të përfunduar konstituimin e Kuvendit, të zgjidhet kryetari dhe të shpallen zgjedhjet lokale në afatin e përcaktuar.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni të cilat u mbajtën më 11 dhjetor VMRO-DPMNE fitoi 51 deputetë, LSDM-49, BDI-10, Lëvizja BESA -5 dhe Aleanca për Shqiptarët 3 mandate.

LSDM-ja së bashku me BDI-në, Aleancën për Shqiptarët dhe Lëvizjen Besa siguruan shumicë parlamentare, por ende nuk është dorëzuar kërkesë për thirrjen e seancës për zgjedhjen e organeve të Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button