fbpx

Tata: Dua shkatërrim të Cityt

Tata Martino ka mbledhur lojtarët e tij në stërvitje pas krizës të rezultateve që ka kapluar Barcelonën. Në mëngjesin e sotëm, Tata ka diskutuar për humbjet e fundit, sidomos disfatën me Valladolid. Trajneri argjentinas ka kërkuar reagim të menjëhershëm të skuadrës në ndeshjen ndaj Cityt.

“Të gjithë duhet të ndihemi fajtorë për krizën e rezultateve. Por forma e dobët është reflektim i grupit, jo individëve. Ne kemi ende kohë për të reaguar, por reagimi ka filluar tashmë. Skuadra nuk bën më të lejoj një gabim të ri. Ky grup ka kaluar edhe në kohë më të vështira, por ato momente janë të harruara. Në radhë është Manchester City. Unë dua që ju të tregoni fytyrën e vërtetë që keni. Kemi avantazhin nga ndeshja e parë, ndërsa tifozët presin një ndeshje spektakli nga ju. Nuk dua vetëm kualifikimin me Cityn, por një ndeshje që nuk do ta harroni kurrë ju, unë dhe tifozët” iu ka thënë Tata lojtarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button