Shkup, mbahet ora e parë mësimore e kandidatëve për oficerë armate

Ministri i Mbrojtjes, i Maqedonisë, Zoran Jolevski, ka marrë pjesë në orën e parë mësimore, e cila në akademinë ushtarake u mbajt për 23 nënoficerët dhe ushtarët profesionist, të cilët e kanë mbaruar arsimin e lartë civil dhe të cilët janë paraqitur në shpalljen e Armatës për përsosje profesionale në lëmi të ndryshme, transmeton Anadolu Agëency (AA).

Ministri Jolevski, thuhet në njoftimin nga kabineti i tij, u ka thënë nënoficerëve dhe ushtarëve se po fillojnë një etapë të re të jetës, për të realizuar ëndrrën e tyre.

“Tani po filloni një fazë të re në jetën tuaj, fazë në të cilën përmes trajnimeve profesionale në Akademinë Ushtarake, në muajt e ardhshëm ëndrrën tuaj do ta bëni realitet, duke u kualifikuar për oficerë të Armatës së Republikës së Maqedonisë”, ka thënë Jolevski.

Ky lloj i përsosjes profesionale mbahet për tetë vite radhazi, ndërkohë që në shpalljet e Ministrisë së Mbrojtjes kanë mundur të paraqiten nënoficerë dhe ushtarë profesionistë të punësuar në Armatën e Republikës së Maqedonisë.

Ministri Jolevski, theksoi se në kuadër të procesit arsimor në tre muajt e ardhshëm do të arrihen disa qëllime thelbësore siç janë krijimi i një oficeri të arsimuar, kompetent nga aspekti teknik, taktik dhe nga aspekti i lidershipit i cili njëherësh do të posedojë aftësi dhe njohuri të nevojshme për përballje me të gjitha sfidat e profesionit.

Ministria e Mbrojtjes thotë se objektivi i veçantë i arsimimit dhe trajnimit është formësimi i liderëve të aftësuar nga aspekti psiko-social, të përgatitur moralisht dhe profesionalisht të cilët do të jenë të aftë të kryejnë detyrat në Armatën e Republikës së Maqedonisë pavarësisht kushteve në të cilat ndodhen.
Aftësimi profesional i kuadrit ushtarak bëhet në përputhje me nevojat e armatës dhe si i tillë do të kryhet në fushën ligjore, teknike, financiare, të komunikacionit, etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button