Gostivar, çdo muaj shtrohen deri në 50 kërkesa për ndihma sociale

Në rajonin e Gostivarit 30 deri 50 persona çdo muaj, shtrojnë kërkesë për shfrytëzimin e ndihmave sociale. Nga Enti Social thonë se  numri i kërkesave të shtruara ka qenë më i madh në periudhën që bëhej ripërtëritja e dokumentacionit ndërsa muajve të fundit është zvogëluar.

Numri i përgjithshëm i shfrytëzuesve të ndihmave sociale në rajonin e tre komunave në Gostivar, Mavrovë dhe Vrapçishtë arrin deri në 3000 vetë.

Në Qendrën për Punë Sociale në Gostivar shtrohen edhe kërkesa për shfrytëzimin e ndihmave sociale prej 4000 denarëve për shurdhmemec e cila praktikohet për herë të parë gjatë këtij viti.

Lajme të ngjashme

Back to top button