Kandidatët presidencial në KSHZ, më se voni deri më 13 mars

Më 13 mars të enjten në mesnatë është afati I fundit që partitë politike të paraqesin kandidatët e tyre presidencial në KSHZ. Kandidatët presidencial tani më janë të zgjedhur nga partitë politike, Gjorgje Ivanov nga VMRO-DPMNE, Iljaz Halimi nga PDSH-ja, Zoran Popovski nga GROM dhe Stevo Pendarovski,  kandidat i LSDM-së.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, deri më tani nuk është paraqitur asnjëra kandidatura nga partitë politike.

Tërheqja për listën e kandidatëve për president, KSHZ-ja do ta shtyjë për të hënën me 17 mars. Një ditë më vonë lista duhet të publikohet në gazetën zyrtare të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button