Drejtori i FBI-së mohon se Tramp është përgjuar

Drejtori i Byrosë hetuese federale amerikane (FBI), Xhejms Komi i ka hedhur poishtë si të pasakta akuzat e presidentit të SHBA-së, Donald Tramp se paraardhësi i tij Barak Obama ka urdhëruar të përgjohet telefoni i tij, para se të zgjedhet president, publikoi “Nju-Jork Tajms”.

Gazeta zbulon se Komi ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë që përmes kumtesës zyrtare t’i hedh poshtë akuzat e Trampit, por tani për tani nuk ka kurrëfarë reagimi ndaj kërkesës së tij.

Sipas televizionit En-Bi-Si, Komi ka kërkuar reagim nga Ministria e Drejtësisë, duke theksuar se akuzat e presidentit aktual janë të pasakta dhe pa bazë, si dhe se ata paraqesin insinuacion për atë se FBI e ka shkelur ligjin.

Mediat njoftojnë se demokratët amerikanë kërkojnë nga Komi që deklaratat për gazetat t’i shndërrojë në deklaratë publike zyrtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button