Retrospektivë nga ngjarjet në Kosovë 1999-2000, përmes fotografive të Paolo Pellegrin (FOTO)

Libri i Paolo Pellegrin “Kosovo 1999-2000: The Flight of Reason” është një libër shumë i fuqishëm që e sjellë në qendër temën se lufta në Kosovë mirëpo edhe në vendet e tjera bënë që pesha më e madhe të bie mbi civilët të cilët edhe i vuajnë pasojat më të mëdha, shkruan KultPlus, përcjell Portalb.mk.

Ky libër është i ndarë në dy pjesë: Shqipëria (1999) dhe Kosova (2000) gjersa përmban 59 fotografi bardhë dhe zi të vendosura në të dy anët e librit. Secila fotografi përmban nga një përshkrim të shkurtër.

Pothuajse çdo person i paraqitur në këto foto është në dhimbje, mendore ose fizike. Pellegrin, përmes kamerës shpesh duket larg prej tyre, ndoshta duke na detyruar që të shtyjmë vëmendjen tonë edhe rreth kornizës. Fotografitë e tij kanë kapur edhe njerëzit shumë afër, ai sjell hijet boshe dhe reflektimet e errësirës të cilat janë shumë efektive.

Kështu këto fotografi janë një dokumentim i asaj kohe, një histori e dokumentuar përmes fotografive, një dhimbje që i ka ndodhur Kosovës.
Paolo Pellegrin, është një fotograf i lindur në Romë në vitin 1964. Ai studioi arkitekturë në Universitetin La Sapienza para se të studionte për fotografi në Instuttin Italian të Fotografisë në Romë.

Paolo Pellegrin, ka fotografuar romët në Itali dhe Bosnjë, gjakmarrja në Shqipëri, dhe ka udhëtuar në Rumani, Meksikë, Uganda, Zimbabve dhe Keni për një projekt të epidemisë së AIDS-it, për të cilën ai fitoi çmimin World Press Photo në vitin 1995, gjersa në vitin 1996 çmimin “Young Photographer Award Kodak.

Puna e tij e ka dërguar atë në dhjetëra vende, nga New Orleans, Louisiana në prag të uraganit Katrina, në Guantanamo Bay, në Kubë, ku ai fotografuar bazën amerikane detare dhe qendrën e paraburgimit, në Egjipt dhe Tunizi, ku ai i mbuluar Pranverën Islame.

Me gazetarin Scott Anderson, ai ka fotografuar më shumë se dhjetë kryeartikuj për The New York Times Magazine. Ai ka fituar dhjetë çmime World Press Photo Awards, dhe në vitin 2013 u emërua fotograf i vitit në edicionin e 70-të të garës internacionale për fotografinë e vitit.

Botimet e tij përfshijnë librin “Cambodia” prodhuar me mjekët pa kufij që i dha atij çmimin për fotografinë më të mirë të shtypit në botë. “L’au De La Est La” për fëmijët e Bosnjës së pasluftës, dhe “Kosova 1999-2000: The Flight of Reason”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button