OSBE/ODIHR do t’i prezantojë aktivitetet për zgjedhjet presidenciale

Ambasadori Gert Arens, shef i Misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Maqedoni, sot në Shkup do t’i prezantojë rolin dhe aktivitetet e misionit.

Me këtë, kjo do të jetë hapja zyrtare e Misionit vëzhgues ODIHR dhe OSBE-së për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni më 13 mars të këtij viti.

Misioni vëzhgues për zgjedhjet presidenciale është vendosur me ftesë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë, ndërsa ODIHR presin që një ftesë e tillë t’u dërgohet edhe për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 27 mars të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Back to top button