Kandidatët për president do të lustrohen nga ish lustratorët

Përbërja e vjetër e Komisionit për kontrollimin e fakteve së shpejti do t’i kontrollojë nëse katër kandidatët për kryetar të Maqedonisë, presidenti aktual Gjorgje Ivanov nga VMRO DPMNE, Stevo Pendarovski nga LSDM, Iljaz Halimi nga PDSH dhe Zoran Popovski ngaGROM, ndonjëherë kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete. 

Komisioni për verifikimin e fakteve, në krye me Tome Axhiev pas shpalljes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare do të kenë shumë punë. 

Anëtarët e Komisionit për një periudhë të shkurtër duhet t’i kontrollojnë të gjithë kandidatët, nëse kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete.

Lajme të ngjashme

Back to top button