Mustafa: Nuk ka asnjë kuptim që të vazhdohet me kundërshtimin e Demarkacionit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përsërit se Komisioni i Ekspertëve konstatoi Kosova nuk ka humbur asnjë metër tokë në shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Ai ka kërkuar nga opozita dhe ekspertët, që të sqarojnë se e kujt është toka që po pretendojnë se Kosova e humbur, pasi sipas tij komunat si ajo e Pejës, Deçanit, Junikut e Istogut, kanë thënë se tokën që e kanë menaxhuar më herët e menaxhojnë edhe tani, transmeton Zëri.

“Prandaj opozita dhe ekspertët, që e quajnë veten të pavarur, duhet të tregojnë se e kujt është toka e humbur sipas tyre prej 8,200 hektarëve, nëse Komunat Pejë, Deçan, Junik dhe Istog thonë se tokën me të cilën ata kanë menaxhuar përpara e kanë në librat e tyre në tërësi”, ka shkruar Mustafa.

Ky është postimi i plotë:

Komisioni i Ekspertëve konstatoi se Kosova ka 10.905,25 km katror. Konstatoi, po ashtu, se Kosova nuk ka humbur asnjë metër tokë në shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Komisioni i Ekspertëve, sqaroi edhe pronat të cilat më parë i kishte menaxhuar Agjencioni i Pyjeve i Kosovës, e të cilat gjenden në Mal të Zi, si dhe pronat që ka menaxhuar Agjensioni pyjor i Rozhajës (Malit të Zi) të cilat i përkasin territorit të Kosovës.

Peja, Deçani, Juniku dhe Istogu, të cilat kufizohen me Malin e Zi nuk kanë asnjë ndryshim të territorit. Kosova nuk ka territor i cili nuk i takon një komune. Edhe me Kushtetutën e vitit 1974 rregullohej se territorin e Kosovës e përbëjnë territoret e komunave. Prandaj opozita dhe ekspertët, që e quajnë veten të pavarur, duhet të tregojnë se e kujt është toka e humbur sipas tyre prej 8,200 hektarëve, nëse Komunat Pejë, Deçan, Junik dhe Istog thonë se tokën me të cilën ata kanë menaxhuar përpara e kanë në librat e tyre në tërësi.

Nuk ka asnjë kuptim që të vazhdohet me kundërshtime të pabazuara, por duhet të gjejmë forcë për ta ratifikuar kufirin, sepse kufi tjetër nuk ka. Mund ti dëmtojmë qytetarët tanë, ti mbajmë të izoluar, por sipërfaqe më të madhe se 10.908 km katror Kosova nuk ka pasur asnjëherë. U konstatua se për 2,75 km katror është korrigjuar territori me demarkacionin e kufirit me Maqedoninë dhe se tani Kosova ka 10,905,25 km katrorë” .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button