Shqipëria shton masat kundër tregtimit të armëve

Me ratifikimin e “Traktatit për tregtinë e armëve” të OKB-së, nga presidenti i Republikës Shqipëria detyrohet të krijojë dhe të mirëmbajë një sistem kombëtar kontrolli për të rregulluar eksportin e municioneve, si dhe të respektojë dispozitat përkatëse përpara se të autorizojë eksportin e municioneve të tilla. 

“Një shtet palë nuk duhet të autorizojë asnjë transferim të armëve konvencionale sipas nenit 2(1) ose të artikujve të mbuluar nga neni 3 ose neni 4, nëse në kohën e autorizimit ai është në dijeni se armët ose artikujt do të përdoren për kryerje gjenocidi, krimesh kundër njerëzimit, shkelje të rënda të Konventës së Gjenevës 1949, sulme të drejtuara kundër objekteve civile ose civilëve të mbrojtur si të tillë, ose krime të tjera të luftës, siç përkufizohen nga marrëveshjet ndërkombë-tare në të cilat ky shtet është palë”, përcakton Traktati i saporatifikuar nga shteti shqiptar. 

Ky Traktat do të zbatohet për të gjitha armët konvencionale të kategorive të mëposhtme: tanket; automjetet e blinduara luftarake; sistemet e artilerisë të kalibrit të madh; avionët luftarakë; helikopterët sulmues; luftanijet; raketat dhe raketahedhëset; dhe armët e vogla dhe armët e lehta. “Secili shtet palë duhet të krijojë dhe të mirëmbajë një sistem kombëtar kontrolli, përfshirë një listë kombëtarekontrolli, me qëllim zbatimin e dispozitave të këtij Traktati”, specifikon dokumenti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button