Guida e ushtrimeve të yoga-s sipas Eli Farës (FOTO)

Këngëtarja ELI FARA është prej pak vitesh praktikuese e yoga-s, ndonëse nuk mund të themi “e rregullt”, për shkak të angazhimeve e kohës së kufizuar. Ka qenë ajo që është interesuar dhe ka kërkuar, derisa ka gjetur një instruktore të mirë të yoga-s, me të cilën ka punuar në shtëpi. ‘Përshëndetja e Diellit’ është një nga seancat më popullore e të dobishme dhe falë ushtrimeve të thjeshta, ajo mund të aplikohet në mënyrë të pavarur, pa praninë e një instruktori profesionist, transmeton Living.

1.Merrni pozicionin e ashtuquajtur “të malit”; duke ndenjur në këmbë, me këmbët e bashkuara dhe kolonën vertebrale drejt. Puthitini qepallat e duarve, në një pozicion lutjeje. (i njëjti ushtrim përsëritet më pas, i 12-i në radhë)
2.Duke nxjerrë frymën, përkulni lehtë këmbët dhe ngrini duart lart. Hidhni vështrimin drejt gishtave të mëdhenj të duarve dhe ndjeni zgjatjen e pjesës së përparme të trupit. (i njëjti ushtrim përsëritet më pas, i 11-i në radhë)
3.Sërish duke e nxjerrë frymën, uluni lehtë, duke u rrotulluar me krahët e tendosur e bustin në pozicion horizontal. Vazhdoni të uleni derisa duart tuaja të prekin dyshemenë, pranë këmbëve. Nëse e ndjeni të nevojshme, mund t’i përkulni pak dhe gjunjët. (i njëjti ushtrim përsëritet më pas, i 10-i në radhë)
4.Tani, ktheni pas këmbën e djathtë dhe, duke u mbushur me frymë, ngrini sytë nga qielli. (i njëjti ushtrim përsëritet më pas, i 9-i në radhë)
5.Me frymëmarrjen tjetër çojeni këmbën e majtë pranë së djathtës dhe merrni pozicionin Qeni me Kokën Lart. Shtyni vithet lart, kurse thembrat puthitini me tokën. Kështu, busti do të formojë një linjë të drejtë mes krahëve dhe kokës.
6.Mbështesni gjunjët në tokë, ulni kraharorin e pastaj, duke u mbushur me frymë, shtyjeni bustin përpara, lart, në Pozicionin e Kobrës.
7.Prej aty, kthehemi pas. Duke kaluar Pozicionin e Aksit, kaloni duke e nxjerrë frymën në pozicionin Qeni me Kokën Lart.
8.Duke u mbushur me frymë, ngrini këmbën e majtë, të përkulur, dhe ktheni sytë nga qielli. Këmba e djathtë duhet të mbetet e tendosur pas.
9.Mbyllni këmbët, nxirrni frymën dhe mbushuni sërish me frymë. Kthehuni në pozicionin ngritur, duke i mbajtur krahët të tendosur dhe shpinën drejt.
10.Në përfundim, ngrini sërish duart lart drejt tavanit dhe nxirrni frymën.

6

5

3

2

1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button