Mot i ftohtë me shi

Moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe i ftohtë, me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në viset më të larta reshjet do të jenë të borës. Reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe më të shumta do të jenë në orët e pasdites dhe të mbrëmjes. Do të fryejë erë mesatare, ndërsa kohë pas kohe, e përforcuar nga drejtimi verior.

Nga fundi i ditës dhe gjatë natës drejt së martës reshje të kohëpaskohshme të borës priten edhe në viset më të ulëta.

Temperatura do të lëvizë prej një deri nëntë gradë.

Në Shkup dhe rrethinë do të jetë kryesisht me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe me temperaturë deri gjashtë gradë.  

Lajme të ngjashme

Back to top button